dritaislame.info

Dobitë e të verdhës së vezës

 

Deri pak kohë më parë mendohej se e verdha e vezës ishte shumë e dëmshme për trupin, për shkak të kolesterolit të lartë që përmban.
Por kohëve të fundit është parë se nuk është kolesteroli në gjak, ai i cili nxit krizat e zemrës dhe rrezikun e paralizës. Sipas një studimi bëhet e ditur se konsumimi i vezës nuk ka asnjë efekt mbi nivelin e përgjithshëm të kolesterolit në gjak. Ndërsa, sipas një studimi tjetër të zhvilluar së fundmi thuhet se konsumimi i vezës rrit nivelin e kolesterolit të mirë, i cili mbron zemrën. Sigurisht që ekzistojnë shumë faktorë ushqyes të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të trupit. Edhe e verdha e vezës është shumë e pasur me vitaminën kolin e klasifikuar për një kohë të gjatë në familjen e vitaminës

B. E njohur ndryshe edhe si vitamina e kujtesës, kolin është shumë e rëndësishme në plotësimin e funksioneve neurologjike dhe minimizimin e infeksionit. Krahas kësaj është parë se edhe në rast të konsumimit nga gratë shtatzëna, ajo ndikon pozitivisht në zhvillimin e trurit të fëmijës. Një tjetër avantazh i ushqyerjes me kolin është edhe lumturia. Konsumimi i ushqimeve me kolin ndihmon në prodhimin e hormonit të lumturisë si serotoninë, dopamine dhe neuroadrenalinë. Krahas kësaj e verdha e vezës përmban dhe dy karotenoide luteinën dhe zeaxantinën.

Këta mbrojnë sytë tuaj ndaj verbimit. Sulfuri që përmban veza është një lëndë ushqyese e domosdoshme për çdo gjë duke filluar që nga përthithja e vitaminës B e deri tek funksioni i mëlçisë. Sulfuri është i nevojshëm për prodhimin e kolagjenit dhe keratinës. Edhe kjo ju mundëson të keni flokë më të shndritshëm, thonj të fortë dhe një lëkurë të butë. Po sigurisht që dobia e të verdhës së vezës nuk duhet të zbehë të mirat e të bardhës.

Me pak kalori, e bardha e vezës është një burim i madh proteinash. Veza është një standard i artë për cilësinë e proteinës sepse aminoacidet e vezës treten shumë mirë nga njerëzit. Megjithëse e verdha e vezës është shumë e shëndetshme nuk duhet harruar se duhet konsumuar në sasi të kufizuara. Specialistët na sugjerojnë të mos konsumojnë më shumë se 4 vezë në javë.

Postimet e lidhura