dritaislame.info

Vleshmeria e Nates se Kadrit

Allahu i lartesuar thote ne Kur’an:
“Nata e Kadrit eshte me e vleshme se 1000 muaj”(Kadr 4)
Cdo veper e mire ne kete nate do shperblehet me shperblimin sikur kjo veper te kete ndodhur gjate gjithe 1000 muajve pa nderprejrje duke mos pasur brenda ketyre 1000 muajve asnje nate Kadri tjeter. Thuhet se nje person nga beni israilet e adhuronte Allahun naten dhe diten per 83 vjet rresht. Atehere Allahu i madheruar per te nderuar ymetin e profetit Muhamed alejhi selam kundrejt ymeteve te Nuhut qe e kane adhuruar Allahun me shume vite per shkak te moshes se tyre apo ymeteve te profeteve te tjere qe kane qene me adhurues te medhenj ne kohe, Allahu zgjodhi per ymetin tone shperblimin e Nates se Kadrit per t’i shtuar ymetit Islam shperblimin e veprave te tyre. Nje nderim madheshtor. Allahut i qofshim fale per nderimet e shumta qe i ka bere profetit Muhamed alejhi selam dhe per nderimet qe i ka bere per umetin e profetit tone te dashur. Surja Kadr ka zbritur se bashku me suren Keuther. Surja Keuther eshte pergezim per profetin Muhamed alejhi selam dhe surja Kadr eshte pergezim per ymetin e tij. Ne naten e Kadrit zbresin Engjejt dhe Xhibrili. Eshte Nata qe ka me shume engjej qe zbresin ne toke. Ato gjejne vendet ku adhurohet Allahu dhe shkojne ne ato vende ku besimtaret mblidhen per te adhuruar Allahun. Ajo nate eshte Paqe dhe Meshire prej Zotit dhe shejtanet nuk kane fuqi t’u bejne dem besimtareve.

Postimet e lidhura