dritaislame.info

Kur është nata e Kadrit?

Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka qenë prej sahabëve që ka qenë me mendiiin se nata e Kadrit është në ditën e njëzeteshtatë, transmetohet nga Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se një ditë i ka mbledhur sahabët e të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe me veti e ka marrë edhe Ibn Abasin-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, mirëpo ishte akoma një djalosh i ri, kështu që të moshuarit nga shokët e të dërguarit të Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, u ankuan tek Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se pse ai e kishte marrë me vete Ibn Abasin duke qenë ai akoma fëmijë.

Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, u përgjigj se Ibn Abasi është një djalosh që ka zemër të mençur dhe gjuhë që pyet shumë. Më pas për ta vërtetuar këtë i pyeti sahabët për natën e Kadrit e ata ranë dakord se nga ajo që dihet është se kjo natë është në dhjetë ditëshin e fundit të muajit të Ramazanit. Pasi i dëgjoj Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, sahabët u kthye kah Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe i tha:

– Çfarë mendon ti? – Ibn Abasi u përgjigj:

Unë do të paragjykojë se kur është, me të vërtet nata e Kadrit është ditën e njëzeteshtatë. – Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i tha: Po nga e din ti se është natën e njëzeteshtatë? – Tha: Me të vërtetë Allahu i krijojë shtatë kat qiej dhe ka krijuar shtatë kat tokë, ditët e javës i bëri shtatë, dhe njeriun e krijojë nga shtatë, Tavafin e bëri shtatë, gjithashtu edhe Saijin e bëri shtatë, numrin e guralecëve që gjuhen në Xhemerate e bëri shtatë. – E nga këto fakte Ibn Abasi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, mendonte se nata e Kadrit është natën e njëzeteshtatë.

Si mendim më i vërtetë është se nata e Kadrit është në dhjetë ditëshin e fundit në netët tek të muajit Ramazan dhe se ajo shpërngulet për çdo vit.

Këtë mendim e ka imam Neveviu-Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: Na është qartësuar dhe kemi zgjedhur mendimin se nata e Kadrit shpërngulet për çdo vit ndërmjet netëve tek të dhjetëditëshit të fundit të muajit Ramazan, kjo sepse hadithet që kanë ardhur rreth kësaj çështje janë të ndryshme dhe nuk ka rrugë tjetër për bashkimin e tyre përveçse duke thënë se ajo shpërngulet ndërmjet dhjetëditëshit të fundit në netët tek të muajit Ramazan.

Postimet e lidhura