dritaislame.info

Synetimi i femijeve ne Perëndim nga mjek që i takon një besimi tjetër?


PYETJA:Jemi në perendim, dhe ndodh që fëmijët edhe atje t’i bëjmë sunet për shkaqe të ndryshme, ne veçanti për shkak virusit Corona, pasi nuk e dimë me udhëtimin çka do të ndodh. Atje, normalisht, sunetimin nuk e bëjnë vetëm muslimanët, por edhe jo muslimanët.Pyes:A ka problem fetarisht nëse sunetimin e fëmijës e bën një mjek jo musliman?
Bashkim Aliu
PËRGJIGJJA:
Për sa i përket aspektit fetar të sunetimit, s’do mend se fetarisht nuk është e ndaluar fëmijën ta bëshë sunet edhe atje ku je, pra në perëndim, sepse sunetimi nuk është i lidhur për vend. Edhe në perëndim ka që kalojnë në Islam nga banorët e vendit dhe ata e kanë vendlindje vendin përkatës në Perëndim, ashtu që jetën e zhvillojnë në atë vend, përfshi këtu edhe sunetimin.
Po ashtu, sunetimi nuk është i lidhur as për njerëz, pra për personin i cili e kryen punën e tillë.
Sunetimi në kuptim të kryerjes, është çështje mjekësore, gjegjësisht bie në fushën e mjekësisë, sepse është formë e operimit që e bëjnë kirurgët, apo berberët më herët, të cilët e kanë mësuar këtë zanat. Sunetimi është pozitiv për shëndetin e njeriut, pastërtinë e trupit dhe evitimin e infeksioneve. Për këtë, këtë veprim, si pastërti dhe preventivë, e rekomandojnë edhe mjekë të besimeve tjera, dhe po ashtu ka shumë raste kur këtë praktikë e zbatojnë edhe pjestarë të besimeve tjera, bile edhe ata që paraqiten si ateistë, për çështje shëndetësore dhe higjienike. Miratimi i një praktike nga ana e të Dërguarit të Allahut, Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, i jep karakter fetar.
Fetarisht nuk është e ndaluar që muslimani të kurohet nga një mjek i një besimi tjetër. Së këndejmi, edhe sunetimi nuk është i ndaluar të bëhet nga një mjek i një besimi tjetër, apo mjek që shprehet se nuk i takin asnjë besimi.
Edhe përskaj kësaj, sugjerojmë që të kërkohen mjekë muslimanë, sepse ata ma ndryshe e kuptojnë aktin e sunetimit, dhe ai gjithsesi se ka qëndrim tjetër, gjegjësisht nuk e kupton thjesht një operim apo punë mjekësie, por edhe adhurim dhe afrim te Allahu, pasi zbaton një veprim që e porosit feja dhe që na e ka mësuar i Dërguari i Allahut, Muhamedi paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, që është e logjikshme të preferohet.
Allahu e di më së miri.

Postimet e lidhura