dritaislame.info

ULJA E SHIKIMIT, DETYRIM PËR RUAJTJEN E MORALIT TË BESIMTARIT

Allahu i Madhëruar, duke urdhëruar burrat dhe gratë së bashku për uljen e shikimit, thotë: “Thuaju besimtarëve që të ulin shikimin (nga të vështruarit e gjërave të ndaluara) dhe t’i ruajnë vendet e trupit (nga shikimi, veprimet e paligjshme imorale). Kjo është më e pastër për ta. Vërtet që Allahu është i mirënjohur për çfarë veprojnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ulin shikimin (nga të vështruarit e gjërave të ndaluara) dhe t’i mbrojnë vendet e trupit të tyre.” [ Nur: 30-31]

Nëse do bëjmë një analizë të shkurtër të fjalës “Ezkaa”,(Kjo është më e pastër për ta) e cila përmendet në këtë ajet dhe që rrënjët e saj i ka nga fjala “Zekaa”, e cila përmban dhe fjalën Zekat, do gjejmë të paktën dy kuptime në fjalorin Arab. Kuptimi i parë është “rritje” dhe i dyti “pastrim”. Ashtu siç dhënia e Zekatit pastron dhe shton pasurinë e besimtarit, ashtu ulja e shikimit në të ndaluarën pastron zemrën e tij dhe bëhet shkak për shtimin e veprave të mira. E kundërta ndodhë kur njeriu nuk e ulë shikimin e tij në të ndaluarën. Zemra e tij mbushet me dyshime dhe punët e tija nuk kanë Bereqet.

Nënvlerësimi i çështjes së uljes së shikimit shpie në prishjen e moralit, kur prishet morali atëherë prishet harmonia. Sa e sa familje shohim sot që janë shkatërruar si rezultat i moraleve të ulta.

Postimet e lidhura