dritaislame.info

,, Zoti shpërblen vetëm të sinqertit “

Enes b.Malik r.a transmeton se Profeti s.a.w ka thënë:
Kur të bëhet Dita e Kijametit, lajmëtari do të thërrasë:
,, Ku janë dyftyrëshit e ku janë besimtarët e sinqertë?
Çohuni dhe tregoni veprat tuaja dhe pranoni shpërblimin nga Zoti juaj. Profeti a.s vazhdoi: Dyftyrëshit prej veprave të tyre nuk do të kenë asgjë, përveç pikëllim, pendim e pakënaqësi.
Pastaj Profeti s.a.w tha: O biri i Ademit, bindja dhe besnikëria ndaj All-llahut të Plotëfuqishëm, janë shpëtim dhe vazhdoi:
Ajo që më së shumti frikësohem për um-metin tim është shirku i vogël.
Shokët e tij i thanë: O Profeti ynë, çështë shirku i vogël?
Ai tha: Dyftyrësi
All-llahu i Madhërishëm atë ditë kur do ti shpërblejë robërit e Tij, njerëzve dyftyrësh do tu thotë:
Shkoni në emër të të cilit i keni bërë punët tuaja, a do të gjeni ndonjë të mirë “.
Njerëzit që veprojnë me dyftyrësi te Zoti f.p do të jenë kategoria më e urrejtur. Në Ditën e Kijametit e gjithë syefaqësia e tyre do të del në shesh dhe ata do të mbeten të humbur. Zoti f.p atyre do tu thotë: Shkoni e merni shpërblim te ai zoti juaj në emër të të cilit punuat në atë botë. Sot do të shpërblehen vetëm të sinqertit.
Xhuma të pranuar e mëkate të falura miq.
Pjesë nga ligjërata e Xhumasë
11.12.2020
Horizont, Wels
M_A

Postimet e lidhura