dritaislame.info

EDUKATORI Mr. MUHAMED STUBLLA MAGJISTËR PËR HERË TË DYTË

Mr. Muhamed Stublla edukator në Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë, magjistroi për herë të dytë, por, tani në Fakultetin “Medh’hebi Hanefi” – drejtimi: Fikhu Hanefi.
Për herë të parë kishte magjistruar në vitin 2016 në Shkencat e Hadithit (drejtim ky, bazik i tij). Të dy këto suksese të arritura pranë Universitetit El-Ulum El-Islamije El-Alemije të Jordanit.
Ai u lind në fshatin Herticë, Komuna e Podujevës. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, ndërsa të mesmen e vazhdoi në Medresenë e Mesme “Alaudin” në Prishtinë.
Në vitin 2009 u regjistrua në Universitetin El-Ulum El-Islamije El-Alemije të Jordanit, në drejtimin “Bazat Themelore të Fesë” për t’i përfunduar studimet në vitin 2014.
Më pas studimet pasuniversitare-master i vazhdoi në drejtimin e Shkencave të Hadithit në po të njejtin Universitet, të cilat i përfundoi në vitin 2016.
Nga janari i vitit 2017 vazhdon studimet e Doktoratës pranë Universitetit Shtetëror të Jordanit, drejtimi i Shkencave të Hadithit dhe është në përgatitje të disertacionit.
Medreseja e uron z. Stublla për këtë arritje dhe i dëshiron suksese të reja.

Postimet e lidhura