dritaislame.info

Libri “Ve alejkes-selam” nga myftiu Muhamed B. Sytari

 
Libri “Ve alejkes-selam” për herë të parë është botuar në vitin 2008, ndërsa sivjet botohet për së dyti herë edhe atë me përmirësime dhe shtesa të shkruara nga lapsi i bekuar i myftiut Sytari. Libri ka një gjuhë të çiltër shqipe dhe tejet të ëmbël e të lehtë për lexuesin. Ky libër mes dy kapakëve të tij ngërthen 30 tema të shkëlqyera islame. Titulli i tij është në gjuhën arabe dhe rrjedh nga njëri prej shkrimeve të tija. Ky titull në gjuhën shqipe ka kuptimin: “Paqja qoftë mbi ty!”, që është një pjesë e shkëputur e lutjes dhe selamit që i dërgohet Pejgamberit salallahu alejhi ve selem nga ana e besimtarëve.
Myftiu Muhamed B. Sytari është autor i rreth 15 librave si dhe shumë shkrimeve të publikuar nëpër revista shkencore islame të trevave shqipfolëse. Ai është Myfti i Zonës Shkodër si dhe një ligjërues shumë i madh, i cili me fjalët e tija të ëmbla përnjëherë kaplon zemrat dhe shpirtrat e atyre që e dëgjojnë.
Lexim të këndshëm!

Postimet e lidhura