dritaislame.info

Hoxha novator i Fluturakes, katër vite para fluturakes së vëllezërve Rajt

Hoxha novator i Fluturakes, katër vite para fluturakes së vëllezërve Rajt

I ardhur nga fshatrat e Nishit, si i shpërngulur nga dhuna serbe, së bashku me mbi 360.000 shqiptar, hoxha, novatori dhe shkencëtari Mulla Hasan Masurica, lindi më 22 janar të vitit 1869, në fshatin Krilevë, komuna e Kamenicës. Ishte i biri i hoxhës së xhamisë së fshatit.

I rritur pranë babës së tij, ai kreu shkollën tetëvjeçare (Ruzhdije) në Gjilan ndërsa shkollën Darul Mualimin (shkolla normale e fesë Islame) e kreu në Shkup më 1907.

Ai edhe pse nuk kishte dal për studime më larg vendit, njihte gjuhën shqipe, arabe, osmane e perse. Nisi punës si imam xhamie dhe mësues i fesë islame në fshatrat e Anamoravës.

Gjatë kësaj kohe kishte ndërtuar një punëtori të vogël në shtëpinë e tij dhe merrej me inovacione. Ai ishte përcaktuar të jetë shkencëtari i madh me fatin më të rëndë jetik.

Ai së pari bënte skica në letër e pastaj ato i realizonte në vepër.

Kështu, hoxha Hasan Masurica më 1899, ndërtoi aeroplanin (ballonin) nga dërrasat e plepit dhe pëlhura të lyera me dyllë, me të cilin i biri, Muharremi 12-vjeçar u ngrit në ajër 50 deri 70 metra lart duke kaluar një distancë prej afro katër kilometra. Ai testoi fluturimin me aeroplan katër vite para vëllezërve Rajt, të cilët merren si novator e fluturakeve.

Hoxha Hasan Masurica, rreth vitit 1901 arriti të përkryejë pushkën me një fishek, e cila mund të godiste deri 150 metra larg. Ndërsa në vitet 1903-1904, së bashku me hoxhën e tij të Medresesë konstrukton dhe përsosë funksionimin e pushkëve me pesë dhe me 25 fishekë.

Hoxha Hasan Masurica vazhdon me novacionet e tij duke ndërtuar edhe mullirin, i cili ka punuar me ujë dhe me ndihmën e erës. Ai më parë bërë skicën në letër e pastaj e kishte bërë konstruktimin e mullirit. Kur bënte vera thatë e nuk kishte ujë, mulliri punonte me ndihmën e erës.

Mulla Hasan Masurica, si shkencëtar dhe besimtar Zoti i Madhërishëm i kishte dhuruar keramete, sipas fjalëve të përcjellura ai thoshte se rreth vitit 2100, njerëzit do ta zhvillojnë e përparojnë aq shumë shkencën e teknikën, sa që nuk do të kenë nevojë të punojnë fizikisht fare.

Hasan Masurica, novatori, dijetar e hoxha, nuk ishte i mbyllur dhe i izoluar nga rrjedhat nacionale. Ai ishte aktiv në hapjen e shkollave shqipe dhe morri pjesë në Luftën Ballkanike kundër ushtrisë bullgare me ç’rastë qe plagosur në fytyrë, më 1916..
Hoxha Hasan Masurica ishte mysafir i sulltan Abdul Hamidit, të cilin Sulltani e puthi në ballë për shkencën dhe dijen që kishte.

Hoxha vdiq në vitin 1942, ndërsa ne sot e kujtojmë shumë pak novatorin më të madh shqiptar. Xhenet e gjet shpirti i tij!

Shkruan:Abdullah Klinaku

Postimet e lidhura