dritaislame.info

Fol dhe gjyko vetëm me drejtësi!

,, ….dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me drejtësi mes njerëzve‘‘ (En-Nisa, 58).
,, Kur të flitni, duhet të jeni të drejtë edhe nëse çështja është për të afërmit ” (El-En’am, 152).
Tregon kadiu i Mosulit, Jahja ibn Jahja, se një ditë Omeri r.a. kishte dalë për të kontrolluar tek tregu i Homsit duke hetuar çmimet. Në atë moment ngritet nji burrë dhe i thotë: O prijës i besimtarëve, kam ndëgjuar se ke nxjerrë një dekret që kushdo që ka ndonjë ankesë ta paraqesë ty personalisht.
Urdhëro, cili është problemi yt, pyeti Omeri r.a.
Ai i tregoi se suita e guvernatorit tënd më ka zaptuar shtëpinë dhe nuk ma lëshon. Omeri r.a i shkroi një letër guvernatorit të Adenit nga ku vinte ky burr ku i thoshte: O Urve ibn Muham-med, kur ta marrësh letrën time ndëgjoje hallin e këtij njeriu, nëse ka të drejtë, ktheja të drejtën. Ja dha letrën njeriut, të vulosur dhe kur deshi njeriu të niset, Omeri r.a. i tha: Prit, se ti ke ardhur nga një vend i largët, ke bërë shpenzime gjatë rrugës, të është lodhur kali, dhe pastaj ia dha ca të holla duke ja mbuluar shpenzimet e bëra dhe i tha: Merri këto dhe kudo që të shkoshë thuaju njerëzve se Omeri i mbulonte edhe shpenzimet e rrugës, me qëllim që të mos mbetet njeri pa i rrëfyer hallet dhe padrejtësitë që u bëhen atyre.
Transmetohet se Profeti s.a.w ka thënë:
,, Kush i ndihmon një njeriu që i është bërë padrejtësi, derisa t’ia vërtetojë atij të drejtën, All-llahu i Lartësuar do t’ia përforcojë këmbët në urën e kalimit (Sirat) atë ditë kur do të rrëshqasin këmbët “.
Besimtari urdhërohet të flet dhe të veprojë vetëm drejt edhe nëse çështja është kundër tij. Ata që nuk janë të drejtë në fjalë dhe vepra, për dëmin e madh që ju shkaktojnë njerëzve, le ta kujtojnë Urën e Siratit dhe momentin e takimit me Zotin e Lartësuar.
Nuk ja vlen të bëhesh servil për një interes të kësaj bote kalimtare e të dënohesh në Botën e Përhershme.
M_A

Postimet e lidhura