dritaislame.info

15 vite pa Hoxhë Jakup Asipin (Allahu e meshirofte)

Para vepres heshtin fjalët!

Jakup Asipi lindi në fshatin Sllupçan më 2 shkurt 1951, shkollimin fillor e kreu në vendlindje, atë te mesëm në Damask të Sirisë, studimet i kreu në universitetin Al-Az’har, të Egjiptit nëndërsa studimet postdiplomike i vazhdoi në Bejrut të Libanit.

Gjatë viteve 1985-1990 punoi si imam në një xhami në Leverkusen të Gjermanisë ku ka dhënë kontribut të çmueshëm në kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore e kombëtare. I vetëdijshëm për situatën në trojet tona në vitin 1990 kthehet në vendlindje për të kontribuar në gjendjen e rëndë të popullatës. Në ligjëratat e tija ishte shumë i përpikt dhe i guximshëm, kështu që ju ka bër ball kërcënimeve dhe marrjeve të shumta në pyetje nga ana e policisë maqedonase.

Në vitin 2001 gjat luftës në Maqedoni Jakup Asipi u paraqit si njëri ndër strategët kryesorë në organizimin dhe përkrahjen e luftës, sepse ishte i bindur se vetëm përmes kryengritjes populli do të ishte në gjendje ti arrinte liritë dhe të drejtat e veta.

Pas përfundimit të luftës në vitin 2003 në zgjedhjet e rregullta të Bashkësisë Islame në Kumanovë u zgjodh myfti për komunën e Kumanovës dhe Likovës. Ndrroi jete më 7 janar 2006 në një aksident rrugor në autostradën Shkup – Kumanovë.

Postimet e lidhura