dritaislame.info

,, Zoti i Lartësuar mërzinë e shëndrron në gëzim “

Në jetën e Profetit s.a.w jo rrallë herë ka pasur momente të vështira. Një nga ngjarjet pikëlluese nga jeta e tij është viti kur u larguan nga kjo jetë dy mbështetësit e fuqishëm që kishte ai, vdekja e Ebu Talibit, xhaxhait të tij dhe e bashkëshortes së tij Hadixhes r.a. dhe ky vit njihet si viti i pikëllimit.
Pas kësaj humbje që e theu shpirtërisht Profetin s.a.w ai largohet nga Mek-keja për në Taif, me shpresë se do të gjej mbështetje nga banorët Taifas.
Atje u keqtrajtua në mënyrën më çnjerëzore, por edhe përkundër këtij keqtrajtimi ai nuk mallkoi, tregoi durim duke besuar fuqishëm se Zoti do ta kthej tërë këtë mërzi në gëzim, sepse gjërat e mira vijnë ngadalë dhe me vështirësi.
Ai bëri një lutje në këto çaste të vështira për të:
,, O Zoti im ,të lutem të më japish fuqi dhe të më nxjerrish nga kjo situatë e rëndë që gjendem. Të lutem të më mbrosh nga poshtërimi njerëzor. O Mëshirus, o Mbrojtës i të dobtëve. Më mbro dhe mos më le në mëshirën e të huajve, mos më le në duart e tyre.
Askush nuk ka fuqi dhe forcë, përveç Teje “!
Pas kësaj ngjarje të Taifit, u nis drejt Mek-kes i mërzitur dhe i thyer shpirtërisht. Kur iu afrua vendit Karnul-Menazil, afër qytetit, Zoti f.p dërgoi Xhibrilin a.s sëbashku me Melekun e kodrave, që bartnin porosinë nga Zoti f.p se nëse dëshiron ti o Muham-med të dy kodrat, El-Ahsheban (të quajtura, Ebu Kubais dhe El-Ahner) do ti bashkojë dhe ti fundosë këta banorë.
Mëshira e njërëzimit tha jo. Dëshira ime është që Zoti f.p ta udhëzojë këtë popull në rrugë të drejtë.
Për ti ofruar mbështetje të plotë pas gjithë asaj që përjetoi ai, dhe për ta bindur se ti nuk je vetëm por ke mbështetje qiellore, Zoti f.p e fton Profetin a.s në ngjarjen e Isras dhe Mi’raxhit.
Ky ishte personaliteti i jashtëzakonshëm i Muham-medit s.a.w ku shfaqen vlerat më të larta të moralit të tij.
Salavatet qofshin mbi ty o dritë e njerëzimit, s.a.w
M_A

Postimet e lidhura