dritaislame.info

Kujdes, nuk i thuhet njeriut mëkatar për një mëkat !!

…Ademi theu urdhërin e Zotit të vet dhe gaboi…(Ta Ha,121)
Ibën Kutejbe kështu komentoi këtë verset Kur’anor:
Neve na lejohet të themi se Ademi gaboi, por nuk na lejohet të themi se ai është mëkatar, sepse mëkatar i thuhet njeriut i cili e ka bërë zakon veprimin e mëkatit. Nuk i thuhet rrobaqepës një njeriu i cili ka qep rrobën e tij, por do ti thuhet rrobaqepës nëse ai vazhdon gjithnjë zanatin e qepjes derisa t’i bëhet zakon.
Imam Gazaliu
Ne nuk e kemi atë të drejtë që njerëzit që gabuan ti quajm me lloj-lloj emërtime siç i ndëgjojmë për fat të keq sot (gjunahqar, i prishur, i pa fe, etj) dhe tua nxim jetën atyre, vetëm pse kanë mëkatuar një herë apo disa herë. E jona është të mundohemi t’i këshillojmë me butësi dhe tu japim motiv për të ndryshuar.
Mendoj se kur personi në fjalë do ta ndjej se ti e don me zemër dhe se dëshira yte është vetëm që ai të shpëtojë nga mëkatet, me lejen e Zotit rezultati vjen.
Profeti s.a.w na e lehtëson gjendjen me fjalët e tij:
,, Çdo njeri është gabimtar (mëkatar), mëkatarët më të mirë janë ata që pendohen ” (Transmeton Ibni Maxhe).
Vetëm kur të tregojmë dashuri dhe sinqeritet ndaj tyre, gabimtarët do ti pranojnë këshillat tona.
M_A

Postimet e lidhura