dritaislame.info

Hoxha, politikani e avokati, që vdiq në moshën 47 vjeçare, në datën e 21 janarit 1925!

Viti 1878, ishte koha kur morri trajtën e plotë dhe u ndërtua për herë të parë platforma kombëtare mbi konceptin e një tërësie kombëtare e territoriale. Platforma nacionale lansohej nga klerikë fetar e intelektualë të mbledhur në xhaminë e Prizrenit.
Në këtë vit, pra në vitin 1878, lindi hoxha, juristi dhe politikani i madh shqiptar nga Prishtina. Ai jetoi më pak se gjysmë shekulli. Jetoi vetëm 47 vjet. Madje, edhe një pjesë të jetës së tij e jetoi pa një këmbë e cila ju amputua për shkak të sëmundjes. Jetoi aq shkurt e la aq shumë.
Prilli i vitit 1919, deri sa kishte vetëm 41 vjet, lëvizja nacionale e tij për çlirimin e Kosovës nga Serbia, kishte mbi 10.000 ushtarë.
Ndërsa deri sa kishte 40 vjet themeloi lëvizjen nacionale për çlirimin e Kosovës, e quajtur “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.
E në moshën 42 vjeçare u emërua ministër i Drejtësisë në qeverinë e Sylejman Delvinës, në Tiranë.
Ky patriot i madh, intelektual e vizionar, ishte brumosur në frymën më të mirë nacionale e fetare, qysh si i ri. Ai në moshën 26 vjeçare ishte, myderriz, pra hoxhë, jurist dhe profesor. E më vonë edhe politikan.
Komunistët, ateistët e anti islamistët, këtë intelektual u përpoqën ta zhveshin nga profesioni i Hoxhës duke e qujtur vetëm jurist e politikan.
Megjithatë ai, ishte hoxha, politikani dhe avokati, i njohur shkurt e si gjithçka hoxhë Kadri Prishtina.
Zoti me mëshirën e tij e ri-ngjalltë merhumin në mesin e dëshmorëve.

Postimet e lidhura