dritaislame.info

-Vlera e agjërimit-

Transmetohet nga Xhabir ibn Abdil-lah se Muham-medi s.a.w në një hadith ka thënë:

,, Um-metit tim i janë dhuruar pesë gjëra në muajin e Ramazanit të cilat nuk i janë dhënë asnjë Pejgamberi para meje:

-Zoti i Madhëruar i shikon ata në natën e parë të Ramazanit, e atë që e shikon Ai asnjëherë nuk e dënon.
-E dyta është ajo era e pakëndshme që del nga goja e tyre në mbrëmje si rezultat i abstenimit nga ushqimi dhe pija, është më e mirë se aroma e miskut.
-Engjëjt kërkojnë falje për ta natë e ditë.
-Zoti e urdhëron parajsën: Përgatitu dhe zbukurohu për robërit e Mi sepse është afruar dita e pushimit të tyre në shtëpinë Time nga lodhjet e kësaj bote.
-Zoti i Madhëruar i fal të gjithë natën e fundit.
Njëri nga të pranishmit e pyeti: A është nata e Kadrit? Ai tha: Jo, a nuk sheh se punëtorët kur i përfundojnë punët e tyre i marrin shpërblimet”.(Bejhekiu).

Zoti i lehtësoftë ditët tona agjëruese dhe na shpërbleftë me shpërblimet e Tij të pafundme.
M_A

Postimet e lidhura