dritaislame.info

Ramazani, rruga për në Xhen-net..

Transmetohet në hadithe se Xhen-neti ka tetë dyer kryesore dhe disa dyer tjera që ndërlidhen me disa vepra të njerëzve. Përmendet dera e Muham-medit s.a.w, dera e mëshirës së Zotit, dera e faljes, dera e zekatit, dera e haxhit, dera e umres, dera e sabrit, dera e gëzimit për ata që i gëzojnë fëmijët me dhurata, dera e namazit të duhasë, dera e atyre që do të hyjnë në xhen-net pa llogari etj.

Prej Ebu Hurejres transmetohet se Pejgamberi s.a.w ka thënë:
,, Kush sakrifikon dy (gjëra) në rrugën e All-llahut ftohet nga të gjitha dyert e Xhen-netit:
O rob i All-llahut, kjo është (vepër) e mirë. Kush është prej atyre që i kanë kryer detyrat e namazit, do të ftohen nga dera e namazit, heronjtë e fesë do të ftohen nga dera e heronjëve, agjëruesit do të ftohen nga dera e Rrej-janit. Ata që kanë dhënë sadaka do të ftohen nga dera e sadakasë. Ebu Bekri tha:
O Resulall-llah! Do të kisha sakrifikuar për ty, babain dhe nënën time. Sa lumturi (e madhe) për atë që frohet nga ato dyer dhe a do të ftohet dikush nga të gjitha ato dyer? Po, tha (Pejgamberi s.a.w) dhe shpresoj se edhe ti do të jesh njëri prej tyre “.

Në bazë të kësaj, besimtari ka mundësi të pafundme të jetë përfitues i Xhen-netit. Rruga për të arritur atje është përmes Namazit, Zekatit, Haxhit, Ramazanit, Sadakasë, këshillimit për të mirë e ndalimit nga e keqja, mardhëniet e mira familjare e shoqërore etj.
Pra ta zgjedhim ne rrugën për të arritur në cakun tonë.
Zoti i pranoftë adhurimet tona.

M_A

Postimet e lidhura