dritaislame.info

Ndërron jetë hoxhë Rexhep Jusufi

“Të All-llahut jemi dhe tek Ai doemos është kthimi.”

Në këto ditë të bekuara të Ramazanit, me dhimbje të thellë mësuam për ndërrimin jetë të ish-profesorit te gjuhes arabe prof. Rexhep ef. Jusufi.

Ndërrimi jetë i një dijetari është fatkeqësi për gjithë shoqërinë, është një boshllëk që krijohet e që s’e mbush më dot asgjë, është një yll që shuhet, është një humbje që barazohet me humbjen e një fisi të tërë, e prof. Rexhep Jusufi gjithsesi që ishte një dijetar model, prandaj largimi i tij na ka prekur shumë të gjithëve.
Në jetën e tij të stërmbushur me sakrifica dhe kontribute, prof. Rexhep Jusufi dëshmoi modelin e lartë të një intelektuali të mirëfilltë dhe besimtari model. Ishte arabolog i mirënjohur i trevave shqipfolëse, doajen i arsimit shqip, bashkëthemelues i Shkollës së Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” – Shkup, profesor në të njëjtin institucion për disa dekada, ligjërues në xhami të ndryshme të Shkupit, me theks të veçantë në xhaminë e Nerezit, në nismën e ndërtimit të së cilës ka qenë edhe bashkëthemelues, dhe ish-Myfti i Myftinisë së Shkupit.
Njihet nga gjeneratat e shumta të Medresesë si profesor model me përgatitje të lartë. Do mbetet padyshim njëri ndër arabologët më shquar të vendeve shqipfolëse.
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim dhe në emër të Drejtorise SHMI “Medreseja Isa Beu”, për familjen e kolegët e tij dhe për të gjithë muslimanët, me lutje All-llahut Fuqiplotë që ta përfshijë në mëshirën e Tij të pakufishme!

Postimet e lidhura