dritaislame.info

,, Ramazani muaji i mirëbërjes “

Prej shumë mirësive që e karakterizon këtë muaj është edhe dëshira për të bërë mirë. Agjëruesit si asnjëherë më parë i shtohet vullneti për bëmirësi. Jashta Ramazanit ndoshta të varfërit i kërkojnë të pasurit, ndërsa në Ramazan ndodh e kundërta, i pasuri e lyp ate, sepse ndjenja e solidaritetit aktivizohet në maksimum.
Profeti a.s ishte dhe mbetet modeli ynë në jetë e sidomos në Ramazan kur tregonte humanitetit e tij edhe me ato pak gjëra që kishte.
Një herë në derën e tij në momente iftari trokiti një lypsar të cilit i dha Profeti a.s një hurmë. Kështu ndodhi edhe dy herë tjera po atë ditë. Aisha r.a i tha: Po tani me çka do të bëjmë ne iftar? Mjafton uji që e kemi, ia ktheu ai.

Nga Zejd ibn Halid se Profeti a.s ka thënë:
,, Kush ushqen një agjërues, fiton shpërblimin sa të tij ashtu që nuk pakësohet as shpërblimi i agjëruesit ”.
(Tirmidhiu dhe Nesaiu)
Motivi për më shumë solidaritet në Ramazan lidhet me atë që e përjeton vet agjëruesi, i uritur e i etur, mendon për fqiun e tij që e ka tëpangrënë edhe muaj tjerë.
Poashtu nevoja që sa më shumë të përfitojë sevabe duke e ditur se sevabet e Ramazanit shumëfishohen pa hesab sepse Zoti tha:
,, Agjërimi bëhet për mua e Unë e shpërblejë atë ”
(Hadith Kudsij)
Le të japim nga zemra para dorës. Atë që e japim me nijet fisnik, atë do ta gjejmë.
Pak rëndësi ka a e shohin njerëzit, ne na mjafton Zoti.
M_A

Postimet e lidhura