dritaislame.info

NJOFTIM PËR FITËR BAJRAMIN

11.05.2021, e martë

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër njofton se muaji i Ramazanit përfundon të mërkurën më 12 maj 2021, ndërsa dita e parë e Fitër Bajramit është ditën e enjte, më 13 maj 2021.

Me këtë rast kërkojmë nga kryesitë e xhamive dhe pjesëmarrësit në namaz që gjatë faljes së namazit të Fitër Bajramit të respektohen masat anti-Covid, si dhe programi dhe udhëzimet e kryesive të xhamive.

KMSHZ të gjithë pjesëtarëve të komunitetit musliman në mbarë vendin ua uron festën e Fitër Bajramit, duke lutur All-llahun Fuqiplotë që t’i ketë pranuar agjërimet, lutjet dhe ibadetet tona.

Bajrami si festë ka një rëndësi të posaçme, pasi besimtarët agjërues janë të lumtur për arritjen e plotësimit të një kushti themelor të fesë islame, siç është agjërimi, krahas namazit, zeqatit dhe haxhit, si dhe paraqet formën më ideale për përbashkimin dhe gëzimin familjar e shoqëror.

Edhe njëherë, agjërim të pranuar dhe urime festa e madhe e Fitër Bajramit!

Mehas Alija
Kryetar i KMSHZ-së

Postimet e lidhura