dritaislame.info

Tragjedia në spitalin e Tetovës

#LutemipërTetovën
#LutemipërViktimat

Nga:Bujamin Salija

Në spital-in e Tetovës mbrëm nuk u dogjën vetëm viktimat që ishin shtruar për shërim por u dogjë edhe shpresa e këtij populli, aty humbi besueshmëria dhe serioziteti tek institucionet. Aty mund të isha un mund të ishe edhe ty kushdo etj..Shpresat që kishim ishin: zhvillim dhe përmirësim i gjendjes; pa shpresë nuk ka as zhvillim, as përmirësim. Ne dimë që ndryshimi është obligimi i çdonjërit prej nesh. Për t’a marrë atë që kurrë nuk e kemi pasur, duhet të bëjmë atë që kurrë nuk e kemi bërë. Problemet më të mëdha gjatë historisë janë shkaktuar nga gabimet që ne nuk i pranojmë.
Është përhapur populli i Adit, Themudit dhe i Lutit a.s, është përhapur një popull si i Shuajbit.
O Allah të kërkoj falje Ty. Sa keq; Duar që nuk shkruajn, Koka që nuk mendojnë, Zemra që nuk brengosën. Shejkh Muhamed El-Gazali: “Puna më e vështirë është ndryshimi i popullatës, ndërsa ndryshimi i punëve tjera, vjen vetë dhe natyrshëm kur popujt e dëshirojnë një gjë të tillë.” “Një shoqëri që është larg Allahut, shpirti i tyre është si pllakë gramafoni e gërvishtur, të cilës i ka humbur zëri”, thoshte Nexhip Fazëll Kësakyrek! E dua jetën, por të vërtetën e dua më shumë. Nuk është faj i madh të mos e dish të vërtetën, por është faji i madh ta përbuzësh pasi ta kesh mësuar. O Krijuesi im, sa i butë je me mua përkundër injorancës sime të madhe, dhe sa i mëshirshëm je me mua përkundër veprave të mia të liga!

➠ Bujamin Salija, Historian

Postimet e lidhura