dritaislame.info

Hoxhë Voka i Tetovës, teolog, mësues, pedagog, mendimtar dhe atdhetar i shquar shqiptar!

Hoxhë Voka i Tetovës, teolog, mësues, pedagog, mendimtar dhe atdhetar i shquar shqiptar!

Rexhep Voka, si bartës i idealeve të Rilindjes sonë Kombëtare, si përfaqësues i iluminizmit Islam dhe Perëndimor, e shikoi rrugën e shpëtimit të Kombit përmes zhvillimit në maksimum të institucioneve arsimore në te gjitha nivelet e mundshme.

Rexhep Voka, personalitet i shquar i popullit shqiptar, i cili u përpoq për zhvillimin e përparimin e vendit, për edukimin e brezit të ri me moral të shëndoshë, edukatë fetare, dashuri dhe vendosmëri për interesat e popullit shqiptar e të Atdheut, është nderuar nga ish-Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, me Urdhrin për veprimtari Patriotike të Klasit të Parë me motivacion:

“Udhëheqës, propagandues e luftëtar për mbrojtjen e trojeve nga pushtuesit e ripushtuesit, duke qenë shembull për pasuesit në luftën për pavarësi e çlirim”.

Për më shumë rreth jetës dhe veprës së këtij personaliteti të shquar ju ftojmë të ndiqni këtë dokumentar të shkurtër!

 

https://www.youtube.com/watch?v=wKg-KhDsiQI&feature=youtu.be

https://www.facebook.com/komunitetimysliman/videos/608558706347417/?t=143

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

Postimet e lidhura