dritaislame.info

Varshmëria ndaj rrjeteve sociale

Varshmëria ndaj rrjeteve sociale

Të nderuar besimtarë!
Sot, në mbarë botën mediat janë përhapur aq shumë saqë kanë depërtuar në çdo sferë të jetës. Televizioni, kompjuteri, interneti, telefonat mobilë dhe rrjetet sociale diktojnë rrjedhën e përditshmërisë sonë. Ato tashmë gati sa nuk janë shndërruar në nevoja bazë të jetës, siç është uji dhe ajri.
Mediat, sot, na shoqërojnë në çdo hap të përditshmërisë sonë dhe mbulojnë shumë nga nevojat tona: na mundësojnë komunikim të shpejtë, qasje të thjeshtësuar deri burimet e ndryshme të informacionit, na informojnë për ngjarjet aktuale në mbarë botën. Por ama kur këto media nuk shfrytëzohen drejtë dhe ju devijohet qëllimi i tyre, atëherë ato shndërrrohen në dëm dhe rrezik për ne, veçanërisht në nivel psikik dhe shpirtëror. Madje si rezultat i përdorimit të shfrenuar dhe tejkalimit të kufijve, mund të vijë edhe deri në varshmëri ndaj tyre, spse veset e kqëija shndërrohen shpejtë në cilësi të karakterit tonë dhe menjanimi i tyre pastaj bëhet tejet i vështirë.

Të dashur vëllezër!
Por a thua në çfarë pike fillon vesi i keq? Në ç´moment mund të flitet për një varshmëri ndaj mediave? Në momentin kur njeriu e humb kontrollën mbi mediat e tij dhe e tepron përdorimin e tyre,ai tashmë ka rrëshqitur në labirinthin e vesit të keq dhe po ec drejt varshmërisë.
Këtu duhet thënë qartë se, problemi qëndron tek ne njërëzit e jo tek mjetet e ndryshme teknologjike, pasi një mjet që nuk ka një vullnet të lirë nuk ta mund ta kontrollojë njeriun që e përdor atë. Prandaj njerëzit që e humbin kontrollën mbi veten si pasojë e vullnetit të dobët dhe pavendosshmërisë së tyre, fajin duhet ta kërkojnë vetëm tek vetja.
E keqja është se njerëzit e tillë dalë nga dalë fillojnë të vuajnë nga mungesa e një qëllimi të jetës. Ata shfletojnë pandërprerë internetin, luajnë lojëra, shikojnë video të pamoralshme, përgojojnë, komentojnë e bartin thashetheme. Ata po shkatërrojnë veten dalë ngadalë, ndërsa Allahu xh.sh. në Kur´an na paralajmëron nga një jetë e tillë paqëllim që i fuqizon dëshirat tona epsharake dhe na thotë: “Dhe mos e hudhni veten me duart tuaja në shkatërrim!”.[2]

Të nderuar besimtarë!
Ne muslimanët, si njerëz që e besojnë Allahun dhe i mbështeten vetëm Atij, nuk duhet assesi ta lëmë pas dore të ushqyerit e shpirtit, që ndër të tjera arrihet duke kaluar kohën me gjëra qëllimplota dhe vepra të mira, duke u munduar që të bëjmë mirë për veten, familjen dhe njerëzit me të cilët bashkëjetojmë. Duhet të mundohemi të kryejmë sa më shumë adhurime, të lexojmë e mësojmë diç të dobishme, apo thjesht të kalojmë kohë me familjen dhe me vëllezërit tanë besimtarë.
Edhe mjetet e komunikimit nuk janë asnjë përjashtim, edhe ato duhet vënë në shërbim të arritjes së po këtyre qëllimeve të njëjta. Nuk guxojmë t´i shndërrojmë në qëllime dhe pikë orientimi të jetës sonë, por duhet që me vetëdije dhe arsyeshmëri t´i përdorim si mjete që u shërbejnë qëllimeve tona.

Të dashur vëllezër!
Pa harruar në asnjë çast që qëllimi ynë i jetës është arritja e kënaqësisë së Allahut, kohën e kufizuar në këtë botë duhet shfrytëzuar në formën më të mirë duke u munduar të kryejmë vepra të mira. Ndonëse kjo nuk është gjithmonë e lehtë, por ama nuk është as e pamundshme. Allahu xh.sh. në Kur´anin famëlartë thotë: “Pasha kohën! Të gjithë njerëzit janë në humbje, përveç atyre që besuojnë, bëjnë vepra të mira, e këshillojnë njëri-tjetrin me durim dhe e kë shillojnë njëti-tjetrin me të vërtetën.”[2]
Allahu qoftë me ne! Allahu na ruajtë neve dhë fëmijët e tanë nga prangat e varshmërisë ndaj këtyre mediave që sa mund t´i shërbejnë shoqërisë, aq edhe mund t´i bëjnë dëm asaj! Amin
__________
[1] Sureja El-Bekare: 195
[2] Sureja Asr: 1-3.

Hutbe, 26.11.2021  në Yeni Ayasofya Camii.

Postimet e lidhura