dritaislame.info

Gripi, grup-moshat që rrezikohen. Vaksina i vetmi mjet parandalues

Fëmijët e vegjël dhe moshat mbi 60 vjeç janë dy grupmoshat më të rrezikuara nga virusi i gripit që është në qarkullim. Sipas mjekes pediatre-infeksioniste, Gjeorgjina Kuli, po ashtu të rriskuar janë edhe ato që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, diabetit apo sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Kuli ka thënë për Gazetën Panorama se ky grip manifestohet me temperaturë të lartë, rrjedhje hundësh dhe kollë me sekrecione.

Sipas saj komplikacionet mund të arrijnë deri në fatalitet, për këtë arsye  duhet shmangur frekuentimi i ambienteve të mbyllura, I  vizitave, takimeve. Ulësit e temperaturës duhet të jepen sipas rekomandimeve të mjekut. Duhet të përdoren sa më shumë lëngje. Po ashtu rekomandohet konsumimi i frutave të freskëta, lëngjeve dhe vitaminës C, deri në 500 miligramë në ditë për të shmangur prekjen.

Vaksina është i vetmi mjet parandalues thotë mjekja Kuli.

Postimet e lidhura